19 Prill 2024

Organizohet seminari për bashkëpunimin rajonal

Prishtinë, 15 prill - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo Konfiskuar (AAPSK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, sot ka organizuar një seminar rajonal “Mbështetje Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar”.

Në seminar kanë marrë pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, përfaqësues nga Zyra e Europolit për Pasuri me Prejardhje nga Krimi, përfaqësues nga Departamenti i Thesarit Amerikan, përfaqësues të agjencive rajonale dhe prokurorë nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi.

Qëllimi i organizimit të këtij seminari dy ditorë është që të diskutohen nismat e bashkëpunimit rajonal në mes të këtyre agjencive, duke ndarë praktikat dhe përvojat e tyre në menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, duke ruajtur vlerën e aseteve, si dhe mundësinë e ripërdorimit të këtyre aseteve të konfiskuara.

Gjatë këtij seminari, Zëvendësministri Ymeri tha se në kuadër të prioriteteve në Ministrinë e Drejtësisë, janë bërë hapa të rëndësishëm edhe  në ndërtimin, funksionalizimin dhe fuqizimin e  Agjencionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar, si institucion përgjegjës dhe i pavarur, i cili në punën e tij po tregon rezultatet të shkëlqyeshme.

“Shkëmbimi i ideve dhe vizioneve  tuaja, si dhe paraqitja e përformancave të agjencioneve tuaja, në konferencën  e sotme do ta plotësojnë njëra tjetrën dhe në fund sigurisht do të kemi konkluzione dhe rekomandime të përbashkëta që do të ndihmojnë në punën tuaj të mëtutjeshëm”, tha Ymeri.

Kryeshefi i AAPSK-së, Rrahim Rama, tha se gjatë gjithë punës sonë, një nga fushat që i kemi kushtuar vëmendje është krijimi i marrëdhënieve të mira me shtetet fqinjë me ç’rast kemi organizuar edhe këtë seminar. Ai tha se objektivi kryesor në këtë seminar është që të rrisim bashkëpunimin rajonal duke krijuar një mekanizëm për të vazhduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve në të ardhmen.

Për rëndësinë e këtij seminari kanë folur edhe përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Melvin Asin, Zyra e Europolit për Pasuri me Prejardhje nga Krimi, Jill Thomas, si dhe përfaqësues nga Zyra për Rikthimin e Pasurisë në Zagre

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)