27 Prill 2024

Dade: Kosova do të përfshihet në të gjitha nismat rajonale

Prishtinë, 15 prill - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,të udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Arta Dade.

Në përbërje të delegacionit ishin  Aldo Bumci, zëvendëskryetar i komisionit, znj.Valentina Leskaj, anëtare e komisionit, Namik Dokle, sekretar i komisionit, Ben Blushi anëtar i komisionit, Dashamir Shehi, anëtar i komisionit për Ekonomi dhe Krenar Hajderi,  këshilltar i komisionit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se fuqizimi i kombit shqiptar dhe integrimi euroatlantik i shteteve tona duhet të zhvillohen paralelisht, sepse janë në procese në dobi të interesit nacional dhe obligimi i joni për një të ardhme më të mirë. Ajo po ashtu vlerësoi janë bërë arritje historike në avancimin e interesit nacional dhe tejkalimin e të padrejtësive që kombi shqiptar ka përjetuar në të kaluarën.

Në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet në nivelin kombëtar dhe shtetëror mes dy vendeve dhe u shpreh përkushtimi i përbashkët për të ngritur në nivele të reja partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin në të fushat e rëndësishme strategjike si dhe që ta mbështesin njëra tjetrën në rrugën euroatlantike.

Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për progresin e Kosovës në rrugën e shtetndërtimit demokratik dhe tha se Kosova është duke kryer reformat euro-atlantike në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës ka qenë e përgjegjshme dhe me sukses ka çuar përpara Kosovën në të mirë të të gjithë qytetarëve, ka punuar për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe me aleatët si SHBA , BE dhe synon anëtarësimin në BE, NATO, OKB etj dhe ka rritur njohjet  në gjithë globin.

\"Kosova sot është më afër BE-së dhe NATO-s dhe së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen Stabilizim Asocim me BE-në ndërsa kemi krijuar forcat e armatosura të shtetit duke konsoliduar arkitekturën e sigurisë sipas standardeve evropiane, tha Tahiri.

Ajo falënderoi Shqipërinë e cila ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe tani në periudhën e forcimit të shtetit.

Ajo shtoi po ashtu tha se Shqipëria si anëtare e NATO-së mund të ndihmoj shumë në ndërtimin e arkitekturës të sigurisë se Kosovës dukë ndihmuar Forcat e Armatosura të Kosovës në anëtarësimin e tyre në NATO dhe strukturat tjera euroatlantike.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Kosova angazhohet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe këtij qëllimi i shërben edhe dialogu i  për fqinjësi të mirë me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve.  

Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit kombëtar znj.Tahiri tha se ne duhet punuar si komb për ti inspiruar gjeneratat e reja me shembuj pozitiv të forcimin të kombit me qellim të arritjeve të aspiratave tona të drejta kombëtare.

Ajo shtoi se ne si komb kemi kaluar shumë sfida dhe kemi vuajtur nga shtypje e gjenocide, mirëpo kemi qëndruar të vendosur dhe rezistencë dhe kemi arritur të jeni sa më bashkë për ti përballuar sfidat, pavarësisht se kishim një Mur Berlin shqiptar për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisioni, Arta Dade u shpreh për forcimin bashkëpunimit në sferat strategjike për të dyja vendet dhe kombin shqiptar.

Ajo tha se duke punuar së bashku ne do të rrisim prestigjin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe do të bëjmë krenar çdo gjeneratë.

Shqipëria ka obligime që të mbështesë gjithë shqiptarët kudo që janë përderisa njëkohësisht po punojmë për zhvillimin e vendit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Ajo shtoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt të konsolidimit të një shteti të suksesshëm dhe se Shqipëria do të jetë një avokat i fuqishëm i mbështetjes se Kosovës në të gjitha strukturat integruese euro-atlantike. Kosova ishte dhe mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ajo shtoi se Kosova po ashtu do të përfshihet në të gjitha nismat rajonale ku Shqipëria ka ndikimin e saj siç është edhe karta e Adriatikut ku Kosova dhe Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë pjesë.

Po ashtu ajo vlerësoi të arriturat dhe reformat e Kosovës duke përmendur kështu si pjekuri institucionale, qytetare, dhe politike.

Me tej të dy delegacionet u shprehen për bashkëpunimin  më të mëdha dhe se takimet duhet  të jenë dhe me të shpeshta në të ardhmen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)