03 Maj 2024

VV: Qeveria e korruptuar s'mund t'i sigurojë lëvizjen pa viza

Prishtinë, 14 shkurt - Deputeja e Lëvizjes Vetëvendosje Alma Lama akuzoi qeverinë sot se nuk ka asnjë shans t’ua mundësojë qytetarëve të lëvizin pa viza në Evropë.

Duke folur në Kuvend, Lama u shpreh se raporti i komisionit evropian për liberalizimin e vizave duhet lexuar nën tre rrafshe, në raportin e Kosovës me sundimin e ligjit, së dyti, Raporti Procesit të liberalizimit të vizave me dialogun politik dhe së treti raporti i Qeverisë së Kosovës në lidhje me qytetarët për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

"Sipas dokumentit të nxjerrë nga Komisioni Evropian, i cili është nja skanim i gjendjes reale në Kosovë, sundimi I ligjit është brenga më e madhe për këtë shtet. Në të gjithë raportin kryefjala është sundimi i ligjit", ka theksuar Lama.

Gjyqësori sipas saj nuk është i pavarur dhe i paanshëm, ka ndërhyrje politike, nuk ka transparencë në emërime gjyqtarësh dhe prokurorësh, Policia nuk bashkëpunon si duhet me Prokurorinë, luftoni korrupsionin në drejtësi, në sistemin e prokurimit publik, kërkohet në rekomandime.

Ajo ka theksuar se pjesë e aferave korruptive janë edhe pasaportat biometrike, me të cilat pritet të udhëtohet pa viza. Komentet janë të panevojshme.

Raporti i Dytë, procesi i liberalizimit të vizave me dialogun Politik me Serbinë. Mjafton të bësh një analizë të deklaratave të Kryeministrit për këtë. Nuk ka kohezion, fillimisht, ka thënë se ky proces nuk është i lidhur me dialogun, më pas, pas lëshimit pe që bëri në dialog, për disa elemente të sovranitetit shtetëror, tha se këtë e bën për shkak se Kosova do të përfitojë nga procesi i integrimeve.

"Marrja e udhërrëfyesit për vizat, u interpretua si shpërblim për dialogun. Ministrat po fluturonin, mburreshin për suksesin e madh: ja çfarë kemi marrë. E çfarë kishin marrë? Shpërblimi ishte një dokument me 100 pyetje, dyfishi i pyetjeve për vendet e rajonit. Cila është e vërteta pra? A po kushtëzohet Kosova nga Brukseli me këtë proces, që të lëshoje pe në dialog? Nëse po, atëherë përfundimisht nuk ia vlen, sepse Kosova po humbet në të dyja anët. Ndryshe nga Serbia e cila vetëm është shpërblyer deri më tash." u shpreh Lama.

Ajo renditi si pikë të tretë dekostruktimin e raportit të Qeverisë së Kosovës, me qytetarët.

Sipas saj në fushatën e fundit elektorale Kryeministri ka premtuar udhëtim pa viza në Evropë për 15 muaj. Kur ky premtim i dështoi, vazhdoi të zgjaste afatin e premtimit.

"Tashmë, kur e mori përgjigjen nga Brukseli i cili i thotë s’ka liberalizim pa luftuar krimin dhe korrupsion të cilin e gjeneron vetë qeveria, thotë fajin e ka Brukseli. Pra, gjithmonë faji projektohet tek dikush tjetër, dhe asnjëherë përgjegjësia nuk pranohet." perfundoi Lama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)