28 Mars 2024

Kryeministri Mustafa pranoi studimin e fizibilitetit për Trepçën

Prishtinë, 26 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot studimin e fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës. Studimi është dorëzuar nga drejtuesit e Bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, të udhëhequr nga kryesuesi i Bordit, Petrit Gashi.

Duke vlerësuar punën e bërë nga AKP-ja dhe kompania e angazhuar, kryeministri Mustafa foli për rezultatet e këtij studimi.

“Studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme sa i përket tregut që është shumë pozitive sepse ofron perspektivë të zhvillimit të Trepçës. Ka nxjerrë po ashtu rezultate të rëndësishme sa i përket teknologjisë dhe zhvillimit teknologjik, por edhe në këtë fushë mbetet edhe më tutje të punohet”, tha kryeministri, duke veçuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit në Mitrovicë me rrethinë gjatë procesit zhvillimor.

Kryeministri Mustafa tha po ashtu se është studiuar edhe mënyra e organizimit dhe strukturimit të mëtutjeshëm të Trepçës.

“Tani mbetet me rëndësi themelore që të konstituohet Bordi i Trepçës sa më shpejtë, të organizohet Trepça si shoqëri aksionare, të mund të veprojë dhe ta merr përgjegjësinë e plotë në këtë fushë”, tha kryeministri.

Më tutje, kryeministri Isa Mustafa tha se ky studim do të jetë në dispozicion të Trepçës dhe se Qeveria së bashku me AKP-në në këtë fazë do të orientojnë aktivitetet në mënyrë që të fillohet të punohet me të.

“Është paraparë që një fazë e organizimit të jetë edhe auditimi i fizibilitetit, i cili do të jep përgjigje sidomos në fazat tjera përpos minierave, edhe në fazat tjera të shkritores, elektrolizës së zinkut, të industrisë kimike, etj. që mbesin si faza për t’u parë se me çfarë burime do të financohen, si do të financohen, në çfarë tempo kohore do të zhvillohen dhe si të shtrihet Trepça si një prej gjigantëve ekonomik e cila duhet të zhvillohet më tutje”, tha kryeministri.

Pas këtij studimi, kryeministri Mustafa tha se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat për përshpejtimin e saj në mënyrë që Trepça të ecë përpara.

Petrit Gashi, kryesues i bordit të drejtorëve të AKP-së, u shpreh shumë i kënaqur me punën që është bërë në këtë analizë, duke shprehur bindjen se ky studim ofron një bazë shumë të fuqishme për vendimmarrje, për revitalizimin dhe ringjalljen e Trepçës.

“Ne e kemi aprovuar para pak javësh si projekt, sot patëm kënaqësinë t’ua dorëzojmë si pronar tashmë të Trepçës ose të pjesës më të madhe të aseteve. Ju e potencuat edhe çfarë përmban raporti brenda. Ne jemi shumë të kënaqur me punën që është bërë në këtë analizë. Besojmë që analizat që janë ofruar shërbejnë ose ofrojnë një bazë shumë të fuqishme për vendimmarrje për Trepçën në të ardhmen, edhe për revitalizimin ose ringjalljen e pjesëve të caktuara të Trepçës”, tha Gashi.

Sa i takon investimeve në Trepçë, Gashi tha se studimi i ka trajtuar të gjitha alternativat, duke bërë të ditur se sipas studimit nuk duhen investime të mëdha nga Qeveria, përveç në kapacitetet teknologjike, në mënyrë që puna që bëhet të jetë sa më produktive.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)