28 Mars 2024

Veseli: Së shpejti miratohet Ligji për Trepçën

Prishtinë, 1 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë, me ç’rast, ka vizituar galeritë e nëndheshme, në thellësi mbi 700 metra.

Në takime me minatorë gjatë procesit të tyre të punës, kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se Ligji për Trepçën është në fazën përfundimtare të draftimit dhe në ditët e ardhshme do të hyjë në procedurën e shqyrtimit dhe të miratimit.

Kreu i Kuvendit tha se miratimi i këtij ligji do t’i hapë perspektiva ta reja këtij gjiganti metalurgjik, ndërsa menaxhmentit të saj i mbetet për detyrë të rris kapacitetet e prodhimit, të plasimit të tij në treg dhe rritjes së vlerës së mineraleve.

“Trepça ka perspektivë dhe do të ecë përpara. Ligji i ri do të jetë në favor të punëtorëve, pa dallim etnie dhe religjioni, si dhe në favor të shtetit tonë në përgjithësi”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën dhe angazhimin e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për Trepçën. Informacionin për miratimin e shpejtë të ligjit, ndërkaq, e konsideroi lajm të mirë jo vetëm për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, por për gjithë Kosovën.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u shoqërua nga deputeti Raif  Qela, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe drejtori i përgjithshëm i Trepçës, Ahmet Tmava, të cilët vlerësuan gjithashtu, se miratimi i këtij ligji i garanton Trepçës të ardhme të sigurtë dhe i hapë perspektivë zhvillimit të saj të mëtutjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)