29 Mars 2024

Ujësjellësi pastron rezervuarët e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, 29 qershor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës me fshatra përreth, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni - Kuzmin, se sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 08:00-18:00.

Arsyeja e ndërprerjes së ujit, është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.

Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit  të pijshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)