29 Mars 2024

Shtatë kompani në garë për fizibilitetin e “Trepçës”

Prishtinë, 20 qershor - Shtatë kompani kanë ofertuar për bërjen e studimit të fizibilitetit të “Trepçës”.

Në tenderin e iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë ofertuar kompani nga Gjermania, Anglia e Afrika Jugore, shkruan sot Koha Ditore.

Inicimi i këtij tenderi është bërë shumë vonë, marrë parasysh obligimet ligjore që ka AKP-ja si administratore e “Trepçës” që dalin nga Ligji për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta.

Gjithashtu, tenderi është iniciuar në kohën kur në Qeverinë e Kosovës është duke u punuar në finalizimin e Ligjit për “Trepçën”, që potencialisht mund të pësojë ndryshime të mëdha krahasuar me Ligjin aktual që e rregullon çështjen e “Trepçës”.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)