20 Prill 2024

Identifikohet lokacioni për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë

Prishtinë, 31 maj - Kuvendi Komunal i Prishtinës për sot ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar dy propozimvendime për dhënie të pronës së paluajtshme për shfrytëzim Ambasadës së Shqipërisë.

Mirëpo, seanca e jashtëzakonshme për caktimin e lokacionit të ndërtimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë ka dështuar në mungesë të grupeve të asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme në rend dite ishin dy pika: Propozimvendimi për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues “Lakërishta” për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë; Propozimvendimi për dhënien e pronës  së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Ambasadës  së Republikës së Shqipërisë.

InfoKomuna posedon një kopje të dokumentit të cilin Komuna e Prishtinës ka përcaktuar lokacionin për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë. Sipas dokumentit, në lokacionin për ndërtimin e Ambasadës, shfrytëzimi aktual i parcelës ka oborr me sipërfaqe prej mbi 2,707 metra katrorë, ndërsa objekti 293 metra katrorë.

Komuna kishte identifikuar lokacionin në rrugën \"Fehmi Agani\", ku gjendet lulishtja e ndërmarrjes \"Hortikultura\",lagja “Lakërishta” (afër banesave të aeroportit, apo përballë kafeve të vogla) si lokacioni më i përshtatshëm për këtë projekt, që do të përfshinte edhe një park me eksponate nga të gjitha trevat shqiptare.

 /InfoKomuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)