20 Prill 2024

Toyota ndërton fabrikën e dytë në Malajzi

Kuala Lumpur, 26 maj - Kompania e njohur japoneze në sektorin e prodhimit të automjeteve \"Toyota\" njoftoi të mërkurën se do të ndërtojë në Malajzi fabrikën e dytë në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve për shkak të nevojës në rritje.

Fabrika e re do të kushtojë rreth 438 milionë euro (2 miliardë ringgita malajzian). Këtë fabrikë “Toyota” do ta ndërtojë me partnerin e saj malajzian, korporatën UMW.

Njoftohet se fabrika do të ndërtohet në shtetin qendror malajzian Selangor. Kapaciteti i saj prodhues në fillim do të jetë rreth 50 mijë automobilë në vit.

“Pritet që fabrika të fillojë nga puna në fillim të vitit 2019 dhe të ndihmojë që vëllimi prodhues i \'Toyota\'-s në Malajzi të dyfishohet duke kapur shifrën e rreth 100 mijë automjeteve në vit.\"

\"Fabrika e re do të fokusohet në prodhimin e automjeteve, përfshirë edhe automjetet efiçente në energji, ndërsa reparti i tanishëm do të orientohet në prodhimin e automjeteve për qëllime komerciale”, thotë Akio Takeyama, zëvendës-drejtor i UMW Toyota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)