29 Mars 2024

Lansohen raportet për industrinë e plastikës, gomës dhe atë kimike

Prishtinë, 24 maj - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë dy studime për profilet e sektorit të industrisë së plastikës dhe gomës dhe të sektorit të industrisë kimike.

Këto profile të sektorit përshkruajnë situatën aktuale dhe pengesat që hasin këta sektorë në rritjen e konkureshmërisë. Raporti i profileve të sektorëve në fjalë përfshinë një vlerësim të faktorëve relevantë të rritjes së produktivitetit dhe sfidat e tregut.

Publikimet janë mundësuar nga projekti i UNDP-së Ndihmë Tregtisë me financim bujar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës.

Në ngjarje do të marrin pjesë Znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Anne Huhtamäki, Ambasadore e Finlandës në Kosovë, Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, autori i raporteve, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, UNDP-së dhe palë të tjera të interesit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)