18 Prill 2024

Baki Automobile - Volkswagen shënoi 17 vjetorin

Prishtinë, 26 prill - Brenda ambienteve të saj, lehtësisht e ndjenë kulturën gjermane të punës. Saktësi, korrektësi, profesinalizëm dhe mbi të gjitha përkushtim për të qëndruar në majat e vlerave që përfaqëson.  Është kjo shtëpia “Baki Automobile -Volkswagen”, që lirisht mund të quhet një copëz e Gjermanisë në Kosovë.

“Baki Automobile-Volkswagen ”, këto ditë ka shënuar 17 vjetorin e funksionimit të saj në Kosovë. Menjehërë pas përfundimit të luftës, pronari i saj Baki Abdullahu, i shkolluar dhe specializuar në Gjermani në ofrimin  shërmbimeve të automobilizmit, guxoi të kthehej për të investuar në Kosovë.

Bashkë me familjarët e tij, me entuziazëm filluan punën si pëfaqësues të autorizuar të veturave të Volkswagen në Kosovë. E nisen me 1999, atëhërë kur ishin vetm 12 punëtor që operonin në një hapësirë prej 550 metrave katrorë. Kishin investuar që shërbimet t’i ofronin në një infrastrukturë moderne të kohës.

Porse 17 vjet më vonë, “Baki Automobile” ecen me kohën dhe trendet e fundit që ofron Vokswageni gjerman dhe sot në këtë ndërmarrje shembull të suksesit, janë të angazhuar 90 të punësuar dhe shërbimet e tyre i kryejnë në një hapësirë shumë moderne prej mbi 2,800 metrave katror, gjithmonë duke i’u përmbajtur kritereve më strikte të përcaktuara nga Volkswagen.

Duke qenë të përpiktë në shërbimet që ofrojnë, “Baki Automobile-Volkswagen ”, ka shitur mbi 4.000 dhe servisuar mbi 75,000 vetura Volkswagen në tërë territorin e Kosovës. Blerës të veturave të markës së njohur gjermane në mbarë botën, janë edhe instuitucione të shumta të vendit tonë.

Pos, investimeve të shumta dhe rritjës së të punësuarve “Baki Automobile- Volkswagen ”, në vazhdimësi ka ndihmuar aktivitete sportive, aktivitete humane dhe arsimin, gjithmonë duke mbështetur rininë dhe të ardhmën e Kosovës. 

Shumica e stafit të Autoshtëpisë “Baki Automobile-Volkswagen ” janë të shkolluar dhe specialzuar në shkollat dhe Institutet profesionale në Gjermani, për shitjen dhe servisimin e veturave të Volkswagenit. Kjo praktikë e avansimit profesional, vazhdon edhe më tej, pasi për çdo vit stafi vijon trajnime plotësuese në Gjermani në mënyrë që të përcillet avancimi i teknikës dhe elektronikës së aplikuar në modelet e reja të Volksëagenit.

Në “Baki Automoblie- Volkswagen ”, puna kryhet vetëm me pjesë origjinale dhe me garancion të ofrimit të shërbimeve.

Si Autoshtëpi e autorizuar po ashtu pranojnë garncionin e çdo veture të Volkswagen te shitur kudo ne botë.

Si rrjedhojë e përkushtimit, seriozitetit të kalitur, “Baki Automobile - Volkswagen ” në vitin 2006 është shpërblyer nga Volkswagen me medalën e Artë për Shitje dhe Servisim të Automjeteve.

Në vitin 2008 “Baki Automobile-Volkswagen ”, është zhvendosur në objektin e ri në rrugën Prishtinë- Ferizaj sipas standardëve të fundit të Volkswagen-it. Pjesë përbërse e objektit modern, janë Shoëroom, Servisi dhe Njësia për Riparim dhe Ngjyrosje të veturave të dëmtuara.

Në depotë, mbi 500 metra katrorë, të kësaj ndërmarrjeje model në vend, janë në dispozicion mbi 15.000 pjesë rezerëve origjinale të Volskwagen që ndihmon në sherbimet e shpejta dhe cilësore për klientet.

Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të punës së “Baki Automobile- Volkswagen ”, në ambientet e saj, ishin të pranishëm mbi 570 mysafir, në mesin e tyre zëvendeëambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Christina Gehlsen, përfaqesuesi i Volkswagen Martin Wienerreuther, Management Officer U.S. Ambasada Prishtinë Zoteri Michael Greer, drejtues të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, atë të Odës Ekonomike të Kosovës, deputet, ministra e zëvendësministra dhe Klientet e Baki Automobile - Volkswagen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)