25 Prill 2024

Kuk Commerce, Ecoterm dhe Vllesa me linja te reja prodhuese

Prizren, 1 shkurt - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, së bashku me shefin e operacioneve të Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock dhe Patrik Shirak nga IOM-i vizituan tri nga kompanitë përfituese të granteve të ndara nga MTI dhe BE.

Vizita kishte për qëllim njohjen me rezultatet e investimeve që kanë bërë kompanitë përfituese të këtij granti në rritjen e kapacitetit prodhues dhe krijimit të vendve të reja të punës.

Me këtë rast, ministrja Bajrami përgëzoi menaxherët e të trija kompanive - “Kuk Commerce,” dhe “Ecoterm” nga Prizreni si dhe kompaninë “Vllesa” me seli në Suharekë - për linjat e reja prodhuese të cilat i kanë lëshuar në funksion. 

Menaxherët e kompanive përfituese u shprehën falënderues për mbështetjen e ofruar nga MTI dhe BE, dhe thanë se falë këtij projekti ata kanë arritur të zgjerojnë kapacitetin e tyre prodhues që u ka mundësuar atyre të pozicionohen më mirë në tregun e Kosovës si dhe të realizojnë eksporte edhe në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja Bajrami tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim në fuqizimin e bizneseve vendore, sepse zhvillimi i sektorit privat është i një rëndësie tejet të madhe për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës në vendin tonë, nënvizoi ministrja.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)