20 Prill 2024

Volkswagen në janar nis tërheqjen e makinave me “defekte”

Frankfurt, 7 tetor - Prodhuesi i makinave Volkswagen do të nisë në muajin janar tërheqjen nga tregu të atyre makinave që janë prekur nga skandali i shkarkimit të gazrave.

Të gjitha makinat e prekura do të rregullohen deri në fund të vitit 2016, ka thënë shefi i ri ekzekutiv i Volkswagenit, Matthias Mueller, për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Muajin e kaluar, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina të tij janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate më pozitive për gazrat shkarkues.

Fabrika gjermane ka ndarë tashmë 6.5 miliardë euro për mbulimin e skandalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)