28 Mars 2024

Franca hap hetime kundër Volkswagen-it

Paris, 2 tetor - Autoritetet franceze kanë hapur hetime ndaj prodhuesit të makinave Volkswagen, për shkak të manipulimit me testet për shkarkimin e gazrave.

Prokurori në Paris ka thënë se po heton dyshimet për “mashtrim të rëndë”.

Muajin e kaluar, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina të tij janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate me pozitive për gazrat shkarkues.

Fabrika gjermane ka ndarë tashmë 6.5 miliardë euro për mbulimin e skandalit.

Po sot, autoritetet zvicerane kanë ndaluar shitjen e makinave të reja Volkswagen me naftë.

Në Shtetet e Bashkuara, Volkswagen ka ndaluar po ashtu shitjen e makinave të reja me naftë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)