23 Prill 2024

Volkswagen do të tërheqë 5 milion automjete me naftë

Frankfurt, 30 shtator - Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen njoftoi të martën se do të tërheqë mbi 5 milion automjete me naftë, të përfshira në skandalin e lëshimit të gazrave ndotës.

Sipas deklaratës për shtyp të kompanisë, klientët që disponojnë këto makina do të njoftohen brenda disa javësh dhe do të kryhet rregullimi i lëshimit të gazrave.

Sipas kompanisë zgjidhjet teknike dhe masat që do të merren në këtë drejtim do tu paraqiten autoriteteve përkatëse në muajin tetor.

Deklarata shton se një procedurë shërbimi do të kryhet për 5 milion automjetet nga dega e Volkswagen-it për Automjetet për Pasagjerë, nga rreth 11 milion automjete të këtij grupi në mbarë botën.

Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e SHBA-së (EPA) në fillim të shtatorit zbuloi se software-t e kompanisë Volkswagen për prodhimin e automjeteve me naftë kishin të dhëna të falsifikuara. Software-t e instaluar nga Volkswagen në automjetet e saj, të njohur si \"pajisje me defekt\" mund të venë në funksionim kontrollin e lëshimit të gazrave, vetëm kur automjeti i nënshtrohet provës së lëshimit, duke plotësuar standardet e lëshimit.

Në kushtet normale të drejtimit të automjetit, software-t e makinave me \"pajisje me defekt\" mund të lëshojnë oksid nitrogjeni në masë 40 herë më të madhe se standardi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)