19 Prill 2024

Pushtetarët i pastrojnë paratë e pista përmes ndërtimeve

Prishtinë, 18 maj - Ndonëse vend i vogël dhe me një traditë 8-vjeçare të shtetësisë, Kosova llogaritet të jetë vendi me shpëlarjen më të madhe të parasë në rajon.

Analistët thonë se Kosova mbetet një vend me ekonomi të çorganizuar shpëlarje parash dhe përdorim të madh të kesh-it dhe një informalitet që arrin mbi 40 për qind.

Ndërsa, sipas vlerësimit të njohësve të kësaj, pushtetarët aktualë në Kosovë nuk janë të interesuar që të ndryshojë kjo gjendje që e ka kapluar vendin 16 vjet pas lufte.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se Kosova e ka shkallën shumë të lartë të korrupsionit dhe ato para që vidhen prej buxhetit dhe në forma të ndryshme duhet disi të futen në sistem dhe për ta bërë këtë më së lehti e kanë që ta bëjnë nëpërmes industrisë së ndërtimeve, sepse është më e thjeshta dhe aty i humbin gjurmët e parave të pista dhe e kryejnë punën.

Ai thotë se probleme në Kosovë ka në të gjitha format dhe nuk ka fije dyshimi se jemi një ekonomi e degraduar, e çorganizuar dhe ku në masë të madhe përdoret kesh-i

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)