23 Prill 2024

Gazpromi raporton humbje të mëdha

Moskë, 29 prill - Gjiganti rus i gazit Gazprom ka raportuar rënie të madhe të fitimeve vjetore, si pasojë e zhvlerësimit të rublës.

Kompania ka raportuar një fitim neto prej 159 miliardë rublash në vitin 2014, që do të thotë 86% më pak se fitimi prej 1.14 trilion rublash në vitin paraprak.

Rënia e çmimeve të naftës vitin e kaluar ka kontribuar po ashtu në rënien e fitimeve të Gazpromit.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka akuzuar Gazpromin për shkelje të rregullave të monopolit, gjë që mund t’i shkaktojë vështirësi të tjera kompanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)