29 Mars 2024

Nis përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të vendosin gurthemelin e projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes sistemit adekuat të menaxhimit të ujërave të zeza”.

Punimet do të fillojnë në fshatin Mramor, në pjesën ku ndodhet hyrja për në liqenin e Badovcit.

Vlera e këtij projekti pritet të jetë mbi 1.5 milion euro. Qeveria e Republikës së Çekisë do të investojë rreth 700 mijë euro në rregullimin e impiantit, ndërsa Komuna e Prishtinës do të investojë afër 800 mijë euro në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Mramor, Busi dhe Sutesk.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)