18 Prill 2024

Rusia kritikon prodhimet e Coca-Cola dhe McDonald's

Moskë, 6 mars -  Moskë - Zyrtarë rusë kanë kritikuar ashpër gjigantët e ushqimeve të shpejta të SHBA-së, Coca-Cola dhe McDonald's, për, siç kanë thënë, prodhime jo të shëndetshme.

Një ndihmës i kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, ka sulmuar kompanitë për produkte “super-kalorike”.

“Marketingu agresiv që ato bëjnë – e që nuk ka të bëjë asgjë me traditën tonë të kuzhinës – mund të krahasohet me luftë kundër popullit”, ka thënë Gennady Onishchenko.

Kritikat vijnë në kohën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të tensionuara për shkak të krizës në lindje të Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)