26 Prill 2024

“Rryma Turke” do të kushtojë rreth 19 mlrd dollarë

Ankara, 1 mars - 19 miliardë dollarë është vlera e projektit për gazsjellësin “Rryma Turke”, të cilin Rusia do të ndërtojë me Turqinë. Nga 63 mlrd metra kub gaz për vit, 50 mlrd do të furnizohen nëpërmjet qendrës së re të gazit në kufirin turko-grek.

910 km nga traseja do të kalojë nën Detin e Zi, 660 km do të kalojnë nëpër trasenë e projektit të anuluar “Rryma Jugore”. Traseja 260 km në tokë do të kalojë përmes Trakisë turke dhe do të arrijë te kufiri turko-grek.

Pas vënies në shfrytëzim  të etapës së parë planifikohet që furnizimet përmes Ukrainës të ndërpriten plotësisht, ndërsa Turqia do të kthehet në furnizuesin e dytë për nga rëndësia të gazit rus pas Gjermanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)