18 Prill 2024

Opcionet e Politikave për të ardhmën e Trepçës

Prishtinë, 27 shkurt – Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar një draft raport politikash të titulluar ‘E ardhmja e statusit pronësor të Trepçës dhe perspektiva zhvillimore (rivitalizuese) e saj’.

Ky draft raport analizon gjendjen e Trepçës ndër vite duke u përqëndruar në minierat, mineralet kryesore dhe çmimet e tyre. Për më tepër ky draft raport nxjerrë në pah sfidat kryesore të gjendjes aktuale ligjore të Trepçës, pretendimet e  kreditorëve si dhe statusin e saj të padefinuar. Raporti ndër të tjera ofron një sërë rekomandime politikash që do të mundësonin përmirësimin e gjendjes aktuale të Trepçës.

Ministri për Zhvillim Ekonomik, z.Stavileci, tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në mënyrë dinamike për krijimin e grupit punues ndër-institucional në mënyrë që të nisen parapregatitjet për hartimin e strategjisë dhe hartimin e ligjit të veçantë për Trepçën. Për më tepër, ai theksoi se Trepça është një proces i një rëndësie të veçantë për institucionet e Kosovës si dhe shoqërine në përgjithësi dhe se tanimë axhenda për rivitalizimin e Trepçës paraqet një obligim ligjor me anë të ligjit për Ndërmarrjet Publike.Strategjia për rivitalizim duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të trajtoj në mënyrë te theksuar të gjitha aspektet duke filluar nga ai strategjik, operativ, financiar por edhe aspektin menaxherial të saj.

Ndërkaq, Zt. Muhamet Mustafa, Kryetar i Komisionit për Zhivllim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri konsideron se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bashkohen të gjitha institucionet përkatëse, kuvendi, menaxhmenti i Trepçës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe ekspert e pjestarë të tjerë të shoqërisë, në mënyrë që të krijohet një konsensus për krijimin e kushteve dhe para-kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të Trepçës që do ishin në përputhshmëri me mborjtjen e ambientit dhe thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhëshme të shoqërise.

Z. Visar Ymeri në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik tha se Trepça ka një rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe politik të Republikës së Kosovës dhe se është e nevojshme që kjo çështje të trajtohet me shumë seriozitet dhe përkushtim në mënyrë që të arrihet krijimi i një strategjie gjithëpërfshirëse dhe funksionale sa i përket rivitalizimit të Trepçës.

Udhëheqësi i Njësisë për Riorganizim nga Agjencioni Kosovar për Privatizim, Z. Fatos Meça ka thënë se agjencioni që përfaqëson është i gatshëm që të ndihmoj të gjithë procesin e rivitalizimit të Trepçës përmes ekspertizës dhe mekanizmave që posedon.

Z. Ibush Jonuzi në cilësinë e Këshilltarit të Lartë të drejtorit të Trepçës theksoi se ky diskutim është shume i qëlluar dhe se studimi i bërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike është një nismë shumë domethënëse që kontribuon në punën e mëtutjeshme në këtë proces. Më tutje, ai shtoi se Trepça ka një rëndësi madhore në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në këtë tryezë ishin prezent përfaqësues të shumtë të institucioneve të Kosovës, të shoqërisë civile, të sindikatave të punëtorëve të ndërmarrjes Trepça si dhe përfaqësues te mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)