25 Prill 2024

Mercedes S63 vjen në versionin 850 Biturbo Coupe

Frankfurt, 24 shkurt - Brabus njofton se do të sjellë një version të veçantë të modelit Mercedes S63.

Sipas kompanisë ky do të jetë një model më i fuqishëm se modeli standard dhe do të quhet 850 Biturbo Coupe.

850 Biturbo Coupe ka motor 6.0 litër me 838 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë prej 350 kilometra në orë.

Vetura vjen me sistem 4x4 dhe me transmision prej shtatë shpejtësish.

Modeli më i ri i Mercedes S63 arrin shpejtësinë prej 0 – 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda. Kompania thotë se kjo është vetura më e shpejtë në botë sa i përket modeleve që tërheqin me të gjitha rrotat.

Ky është një model i cili pritet të prezantohet gjatë muajve të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)