28 Mars 2024

Bahtiri bisedon me minatorët për ndërprerjen e grevës

Prishtinë, 22 janar - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë ka qëndruar të mërkurën deri në orët e vona të natës në minierën e Stan Tërgut, ku në horizontin e 8-të ka biseduar me minatorët grevist.

Ai fillimisht është interesuar për shëndetin e tyre dhe për nevoja që ata kanë gjatë qëndrimit të tyre në minierë, duke ju thënë se ka urdhëruar edhe Drejtorinë për Shëndetësi në Komunë dhe institucionet tjera shëndetësore që të jenë në gjendjen mobile dhe të sigurojnë barnat e nevojshme, që në rast të përkeqësimit të shëndetit të minatorëve të intervenojnë urgjentisht.

Po ashtu, kryetari Bahtiri ju tha minatorëve se ka biseduar edhe me sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka kërkuar edhe nga ai që të siguroj barna të nevojshme dhe të mjaftueshme për nevojat e minatorëve grevist, barna të cilat ndërkohë kanë arritur në minierë.

Në vazhdim, kryetari Bahtiri i njoftoj ata se në orët e paradites të së mërkurës, ka pas disa takime në Prishtinë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe me vet kryeministrin Isa Mustafa, me ç’rast ka biseduar edhe për kërkesën e minatorëve, por edhe për gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjendjen e përgjithshme në minierë.

Kryetari Bahtiri kërkoj nga minatorët që të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës, se ato do të marrin vendime që janë në interes të minatorëve, qytetares dhe vet shtetit të Kosovës, por të cilave duhet dhënë kohen e duhur për të realizuar këtë.

“Të gjithë qytetarët ju kanë bashkangjitur shqetësimeve tuaja lidhur me fatin e Trepçës. Mirëpo, vendimet e rëndësishme për Trepçën nuk mund të merren brenda natës, prandaj duhet tu jepet mundësia institucioneve që këtë ta bëjnë brenda afatit të arsyeshëm kohorë.\"

\"Ato veç kanë filluar të marrin vendimet në mënyrë që Trepça ti ik më të keqes e që është likuidimi dhe tani janë duke punuar për vendime tjera që do t’i kënaqin kërkesat tuaja dhe tonat dhe unë besoj se kështu do të ndodh” , ju tha kryetari Bahtiri minatorëve

Për gjendjen e krijuar në minierë dhe për gjendjen e minatorëve grevist, kryetari Bahtiri në orët e vona të mbrëmjes ka biseduar edhe me menaxherin e Trepçës, Ahmet Tmava dhe me drejtuesit tjerë të minierës dhe me drejtuesit e sindikatës dhe Këshillin Grevist të minatorëve.

Në këtë takim është biseduar për mundësin që minatorët të ndërkrejnë grevën dhe tu japin kohë institucioneve të Kosovës për realizimin e kërkesës së tyre, për çka do të bisedohet me minatorët grevist në orët e paradites të së enjtes.       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)