26 Prill 2024

OPEC-u nuk do ta reduktojë prodhimin e naftës

Vjenë, 24 dhjetor - OPEC-u nuk do ta reduktojë prodhimin edhe nëse çmimi i naftë ulet në 20 dollarë për fuçi, theksoi ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi vendi i të cilit është kreu i kartelit, në një intervistë për një të përjavshme.

“Nuk është në interes të prodhuesve të OPEC-ut reduktimi i prodhimit të tyre, kushdo qoftë çmimi (…). Edhe nëse çmimi i naftës regjistron rënie në 20, 40, 50 apo 60 dollarë, nuk është e drejtë reduktimi i prodhimit”, deklaroi Ali al-Nuaimi në këtë intervistë për ”Middle East Economic Survey”.

Çmimi i arit të zi ka humbur rreth 50 për qind të vlerës që prej muajit qershor, si pasojë e rritjes së prodhimit, riforcimit të dollarit dhe uljes së kërkesës në kuadër të ngadalësimit ekonomik botëror.

Çmimi i një fuçie naftë pësoi rënie nën 60 dollarë, kundër 115 në muajin qershor, një rënie që është rritur pas vendimit të marrë në fund të muajit nëntor nga OPEC, që furnizon një të tretën e botës, për të mbajtur të pandryshuar tavanin e prodhimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)