25 Prill 2024

Promovohet Audi RS5 Coupe në Amerikë

New York , 20 dhjetor - Kompania Audi për tregun amerikan ka promovuar serinë e re të limituar të modelit RS5 Coupe 2015.

Fjala është për modelin RS5 Coupe Sport Edition, i cili është meritë e Audi Exclusive, dhe do të ofrohet në një seri të limituar prej vetëm 75 njësive, transmeton Koha.net.

Konsumatorët do të kenë mundësinë të zgjedhin dy ngjyra për eksterier (Daytona Gray dhe Nardo Gray), dhe po ashtu konsumatorëve u ofrohen edhe disqet e kuqe të frenave, rrotat prej 20-inç, ulëset sportive prej lëkure me kombinimin Black/Crimson Red Nappa dhe me qepje Crimson Red, panelet Crimson Red në dyert dhe timoni prej lëkure.

Ky model posedon një motor 4.2-litra V8 me kapacitet prej 450 kuaj fuqive, dhe marshin S Tronic me 7-shpejtësi, dhe po ashtu kjo veturë për lëvizje përdorë sistemin Quattro në të gjitha rrotat.

Shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë ky model e arrin për 4,5 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale ky kupe e arrin deri në 280 km/h. Çmimi i Audi RS5 Coupe Sport Edition në ShBA është 87.575 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)