25 Prill 2024

Gazprom fillon ndërtimin e një gazsjellësi drejt Turqisë

Moskë, 9 dhjetor - Gazprom njoftoi sot krijimin e kompanisë që do të merret me ndërtimin e një gazsjellësi të ri drejt Turqisë, me të cilin shpreson të zëvendësojë projektin e “South Stream” drejt Evropës që u braktis javën e kaluar.

“Kompania do të regjistrohet në Shën Peterburg, procedurat e nevojshme filluan sot në mëngjes”, njoftoi zëdhënësi i kompanisë Serguei Kouprianov në një komunikatë.

“Kompania do të quhet ‘Gazprom Rousskaia’, ku emri rrjedh nga stacioni i pompimit në fillim të gazsjellësit, ‘Rousskaia”, shtoi ai.

Gjatë një vizite në Turqi më 1 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar fundin e projektit “South Stream” që ishte duke u ndërtuar mes Rusisë dhe Italisë nëpërmjet Detit të Zi dhe jugut të Evropës.

Ky gazsjellës që kapte vlerën e 16 miliardë eurove u luftua, kryesisht në Bullgari, nga BE-ja që e kritikonte se nuk respektonte legjislacionin e saj energjetik, një mosmarrëveshje që u rrit edhe me krizën ukrainase.

Por Rusia synon të ndërtojë një gazsjellës të ri drejt Turqisë, të cilën e furnizon tashmë nëpërmjet Detit të Zi me gazsjellësin, “Blue Stream”, duke e shndërruar këtë të fundit në një vend të rëndësishëm për tranzitin e gazit rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)