19 Prill 2024

OPEC nuk ul prodhimin e naftës, bien çmimet

Vjenë, 28 nëntor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) vendosi të mos e shkurtojë prodhimin, duke çuar në uljen e çmimeve të naftës në tregjet e bursës.

Në takimin në Vjenë, ministrat e naftës të OPEC-ut vendosën të ruajnë nivelin e tanishëm të prodhimit prej 30 milionë fuçish në ditë.

Zëdhënësi i OPEC-ut, Hasan Hamid ka deklaruar se ministrat e kësaj organizate vendosën të ruajnë nivelet e prodhimit të naftës, pavarësisht rënies më të madhe të naftës bruto në katër vitet e fundit, këtë javë.

"Për të ruajtur ekuilibrin e tregut konferenca vendosi të ruajtë nivelin e prodhimit prej 30 milion fuçish nafte në ditë, siç është rënë dakord në dhjetor të vitit 2011."

Pas vendimit të OPEC-ut, çmimet e naftës bruto kanë rënë nën 74 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2010.

Çmimet e naftës kanë rënë 30 për qind që nga qershori, kur një fuçi nafte kushtonte 115 dollarë.
 
OPEC-u prodhues i rreth 40% të naftës së papërpunuar në botë, nuk do të mblidhet deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)