19 Prill 2024

Embargo rrit prodhimin vendas në Rusi

Moskë, 2 tetor - Ndalimi i importeve ushqimore nga Perëndimi, si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve ekonomike, shton shpresat e prodhuesve rusë se bizneset e tyre mund të përfitojnë nga kjo situatë.

Muajin e kaluar, Moska njoftoi vendosjen e një embargoje njëvjeçare mbi produktet e mishit, qumështit, frutave dhe perimeve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Kanadaja, Australia e Norvegjia.

Rritja e prodhimit të brendshëm ka ulur varësinë e Rusisë ndaj importeve bujqësore dhe të mishit. Por, ndërsa bizneset mund të përfitojnë nga gjendja e krijuar, konsumatorët i druhen një rritjeje të çmimit të ushqimeve.

Zyrtarët rusë po përpiqen të sigurojnë publikun, se kufizimi i importeve nuk do të ketë ndikim të madh te çmimet dhe janë vënë në kërkim të furnizuesve në Azi dhe Amerikën Latine, për të zëvendësuar mallrat nga Perëndimi. Embargoja e Moskës godet, nga ana tjetër, fermerët e vendeve të Bashkimit Europian.

Eksportet e këtij të fundit në Rusi llogariten në gati 11 miliardë euro në vit, apo rreth 10% e të gjithë shitjeve të tij bujqësore. Bllokada ruse i kushton BE-së plot 5 miliardë euro.

Për të ndihmuar prodhuesit europianë, sidomos ata të fruta-perimeve, drejtuesit e bllokut njoftuan të martën një seri masash me vlerë 165 milionë euro.

Sanksionet ekonomike të vendosura Rusisë, për shkak të krizës ukrainase, rrezikojnë ta çojnë këtë vend dhe Perëndimin drejt një kursi përplasjeje, që sipas ekspertëve, mund të përfundojë edhe në luftë të mirëfilltë tregtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)