19 Prill 2024

Gruppo Vinicolo Fantinel vendoset në Agrokosova

Prishtinë,  1 tetor - Prodhuesi i njohur italian i verërave `Fantinel`, ka kënaqësin të ju njoftoj se gjatë ditës së hënë, është bërë definitiv ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Apelit me Procedurë Përmbarimi, vendim i cili e ktheu aksionarin e ligjshëm dhe poseduesin e 70 përqind të aksioneve, \"Gruppo Vinicolo Fantinel\", në ndërmarrje.

Ekzekutimi i përmbarimit u bë të hënën, pas dështimit që e njejta procedure pësoi ditën e premte, si rjedhojë e kërcënimeve verbale dhe fizike që u bënë nga ana e poseduesit të minorancës së aksioneve, QMI Group, pronarë i së cilës është Haziz Tafaj dhe njerëzve të tij.

Për këto vepra penale është bërë procedimi në polici dhe organet e rendit janë ne ndjekjen e tyre.

Tashmë `Gruppo Vinicolo Fantinel`, falë ndihmës së organeve të ligjit, është vendosur në ndërmarrje dhe me synime të qarta për të zhvilluar atë, konform premtimeve dhe obligimeve të marrë në procesin e privatizimit të ish NBI Suhareka, tashmë Agrokosova Holding.

Në momentin e privatizimit, ish NBI Suhareka, kishte 1.170 hektarë tokë, pjesa më e madhe prej të cilave ishin të mbjellura me hardhi rrushi (700 hektare).

`Fillimish, do të bëhet auditimi i ndërmarrjes me qëllim evidentimin e parregullsive dhe mashtrimeve që janë bërë për vite me radhë nga uzurpuesi i pronës së ligjshme, Aziz Tafaj me QMI Group.

Me pas do t’i vihemi punës me qëllim rivitalizimin e ndërmarrjes dhe kthimin e namit të dikurshëm. Verërat që do prodhohen në Kosovë do gjejnë treg në të gjitha pikat e botës ku tashmë shiten lloje të ndryshme të verave të prodhuara nga familja Fantinel”, tha Presidenti i Gruppo Vinicolo Fantinel, Gianfranco Fantinel.

Sipas tij, ndërmarrja tani gjendet në pozitë mizerje, me borxhe reale dhe fiktive, tatime të papagura etj etj, probleme të cilat me shumë punë dhe mund do të tejkalohen.

`Gruppo Vinicolo Fantinel shumë shpejt do të punësoj nga 350 deri në 500 punëtorë. Por, kërkojmë nga shteti i Kosovës që të na ofrojë siguri fizike dhe ligjore për investimet që planifikojmë ti realizojmë në të ardhmen.\"

Drejtësia sipas tij e tha fjalën e saj përmes vendimit të Gjykatës së Apelit, por u deshën të kalojnë 8 vite.

‘’Unë kur erdha në Kosovë për të investuar kisha 64 vjet, ndërsa tani kam 72. Kjo gjë është një pengesë serioze për mua dhe për të gjithë investitorët”, tha tutje Presidenti i Gruppo Vinicolo Fantinel, Gianfranco Fantinel.

QMI Group dhe pronari i saj Haziz Tafaj, ka mashtruar edhe kompani tjera italiane si Gortani SRL Impobiliare Friuli, Benetton Group, LDR, Doimo Grup, Gruppo Vinicolo Fantinel dhe kompani tjera italiane, duke demtuar imazhin e Kosoves para investitorëve italiane dhe atyre të Bashkimit Europian.

Edhe gjatë ditës së premte, kur dështoi ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit nga kercenimet e Haziz Tafaj, ai nxorri para mediave një bashkepunëtorë italian, duke e paraqitur atë si investitorë.

“Theksoj që nuk ka konflikt mes italianësh. Janë vetëm dy palë Gruppo Vinicolo Fantinel` dhe QMI Group te ciles prapa i qendron Z. Haziz Tafaj. Ne kemi 70 përqind të aksioneve. Pjesa tjetër është një cirk që e ofron ky mashtrues për publikun”, theksoi Presidenti i grupit Gianfranco Fantinel.

Disa muaj pas privatizimit të “Agrokosova”-Suharekë, në valën e 19-të të privatizimit në vitin 2006, nga “Gruppo Vinicolo Fantinel”, grupi i njohur i investitorëve italian është penguar t’i realizojë të drejtat që i takojnë atij nga ana e partnerit lokal QMI Group, i cili përmes fallsifikimit të nënshkrimit dhe statutit të kompanisë, arriti të nxjerr jashtë aksionarin kryesorë dhe ta uzurpojë ndërmarrjen.

Fallsifikimi i nënshkrimit dhe statutit falls është nën hetimet e Prokurorise Speciale të EULEX-it.

Per këtë vendimi i Gjyqit te Apelit rikthejn Gianfrancon Fantinel në poziten e magjorancës në këtë ndërmarrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)