24 Prill 2024

Rosneft zbulon fushë nafte në Arktik

Moskë, 29 shtator - Kompania më e madhe e naftës në Rusi, “Rosneft”, ka lajmëruar se ka zbuluar një fushë nafte në Arktik.

Drejtori i kësaj kompanie, Igor Seçin, ka theksuar se bëhet fjalë për 338 bilionë metra kub gazi natyror dhe mbi 100 milionë tonë naftë.

“Sasia e naftës në këtë rajon është rreth 13 milionë tonë naftë ekuivalente”, sqarohet gjithashtu në komunikatën e gjigantit rus.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, këto sasi të naftës dhe gazit mund të krahasohen me ato në Arabinë Saudite.

Po ashtu, kompania ruse ka falënderuar edhe partnerin e saj amerikan, “ExxonMobil”.

\"Kjo është fitorja jonë e përbashkët. E gjithë kjo u arrit falë partnerëve tanë ExxonMobil\", nënvizohet në deklaratën e sipërcituar.

Autoritete të korporatës amerikane të naftës dhe gazit, “ExxonMobil”, kanë njoftuar se Departamenti amerikan i Thesarit ka miratuar vendimin për dhënien e licencës për \"shpim\", e cila është në përputhje me sanksionet, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në trazirat në lindje të Ukrainës.

Fusha e naftës, që është zbuluar në Arktik do të quhet \"Fitorja\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)