19 Prill 2024

Gruppo Vinicolo Fantinel i njihet pronësia në NBI Suhareka

Prishtinë, 25 shtator - Prodhuesi i njohur italian i verërave `Fantineli`, verat e të cilit çmohen dhe shiten në të gjithë botën, ka knaqësinë të ju njoftojë për rivendosjen e ligjshmërisë nga ana e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, vendim i cili i njeh grupit `Fantineli`, 70 përqind të aksioneve në ndëmarrjen e privatizuar të ish NBI Suhareka, aktualisht Agro-Kosova Holding.

Presidenti i “Gruppo Vinicolo Fantinel”  Gianfranco Fantinel,  ka theënë së vendimi i Gjykatës së Apelit, pritet të bëhet i ekzekutueshëm me Procedurë Përmbarimi gjatë ditës së nesërme- të premten, në ora 12.00.

\"Qysh nga koha e privatizimit të “AgroKosova”- Suharekë, në valën e 19-të të privatizimit në vitin 2006, nga “Gruppo Vinicolo Fantinel”, grupi i njohur i investitorëve italian është penguar t’i realizojë të drejtat që i takojnë atij nga ana e partnerit lokal.\"

\"Fillimisht përmes obstrukcioneve dhe shantazheve të ndryshme, ndërsa më vonë duke i fallsifikuar nënshkrimet dhe duke i përvetësuar shumicën e aksioneve në mënyrë të paligjshme,- përmes vendimit të Gjykatë së Shkallës së parë, vendim që është hedhur poshtë nga shkalla e fundit e gjyqësorit,Gjykata e Apelit\", ka theksuar Fantineli.

Partneri lokal i `Gruppo Vinicolo Fantinel`, shoqëria `QMI-Shpk, pronari i të cilit kishte fallsifikuar nënshkrimin e kreut të mazhorancës së aksioneve, prej disa vitesh ka penguar edhe fizikisht hyrjen e aksionarit kryesorë në pronën e `AgroKosovës`, duke u pamundësuar realizimin e të drejtës së pronësisë dhe detyrimeve.

Kjo situatë e cila pritet të përfundojë gjatë ditës së nesërmes sipas tij është shpresdhënëse, jo vetëm për ndërmarrjen, por për vetë punëtorët, qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovën.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, zgjon shpresat jo vetëm të `Grupi Fantineli`, por edhe tek të gjithë investitorët italian dhe të tjerë të huaj, se drejtësia në Kosovë, megjithë vonesat, po zbatohet.

Grupi i investitorëve me emër në të gjithë botën, `Vinicolo Fantinel`, do ta rivitalizojë ndërmarrjen në një afat sa më të shkurtër, duke ja rikthyer namin e dikurshëm dhe me tepër.

Kompania për momentin prodhon llojet e verërave si Brut Rose, Cabernet Sauvignon Borgo Tesis Celebrate Life Merlot, Merlot Borgo Tesis, Pinot Grigio Sant\'Helena, Prosecco, Refosco Sant\'Helena Ribolla Gialla Sant\'Helena, Rosso Platinum,Friulano Sant\'Helena ,Sauvignon Sant\'Helena etj etj, dhe të gjitha këto lloje të verave gjenden në shitje në të gjitha cepat e globit.

Shumë shpejt, edhe verat e prodhuara në `AgroKosova`, të Suharekës, do të gjenden në të gjitha tregjet globale dhe Kosova do të vendoset në harëtën e vendeve që prodhojnë dhe shesin vërëra cilësorë.

Ndërmarrja në kohën e privatizimit kishte në pronësi 1 mijë e 170 hektarë, 700 prej të cilëve të mbjellë me rrush.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)