26 Prill 2024

VW Polo rrit fuqinë motorike

Frankfurt, 20 shtator - Volkswagen ka prodhuar një version më të fuqishëm të GTI, i cili tani do të përdorë motorin me 1.8 litra TSI.

Pasi që në fillim të këtij viti prezantoi Polon e rifreskuar, Volkswagen ka prodhuar një version më të fuqishëm të GTI. Lajm kryesor rreth këtij tregimi përbën motori me 1.8 litra që do të zëvendësoi motorin aktual me 1.4 litra TSI,transmeton Tribuna.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një ridizajnim, ndryshimet në pjesën e jashtme të veturës janë minimale dhe kryesisht të pozicionuara në pjesën e përparme të mbrojtësit dhe maskës së ftohësit, në të cilin janë të vendosura edhe dritat LED.

Në pjesën e brendshme është ndryshuar dizajni i timonit dhe konzola qendrore. Adhuruesit e kësaj veture sigurisht se do të interesohen më së shumti rreth detajeve të fuqisë motorike.

Por interesant është fakti se motori aktual me 1.4 litra TSI që prodhon 180 kuaj fuqi, do të zëvendësohet me atë me 1.8 litra me turbo benzinë që në total gjeneron 190 kuaj fuqi. Në thelb i bie që kjo veturë të fitoj 10 kuaj fuqi shtesë për dallim nga modeli aktual i Polo GTI.

Në kuadër të kësaj janë përmirësuar dukshëm edhe performansat tjera. Ishte vetëm çështje kohe kur Volkswagen do të përmirësonte shpejtësinë nga 0-100 km/h, që thuhet se tani arrihet për vetëm 6,7 sekonda, për dallim nga 6,9 sekonda siç ishte më parë. Shpejtësia maksimale e kësaj veture është plotë 236 km/h kurse më parë ishte 228.

Të gjithë ata që mendojnë se ka filluar të zbehet kënaqësia e ngasjes pa transmision manual, Volkswagen karshi transmisionit DSG me lidhëse të dyfishtë, ofron në treg edhe transmisionin manual që gjenet edhe tek modeli aktual.

Theksim: Motori aktual me 1.4 litra TSI që prodhon 180 kuaj fuqi, do të zëvendësohet me atë me 1.8 litra me turbo benzinë që në total gjeneron 190 kuaj fuqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)