23 Prill 2024

Rusia propozon bisedime me Ukrainen dhe BE-në për gazin

Moskë, 19 shtator - Rusia propozon të zhvillohet javën e ardhshme një bisedim trepalësh mes Moskës, Kievit dhe BE-së mbi livrimet e gazit rus, njoftoi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.

Rusia propozon të zhvillohet javën e ardhshme një bisedim trepalësh mes Moskës, Kievit dhe BE-së mbi livrimet e gazit rus, njoftoi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”

“Kemi propozuar një takim për javën që vjen me një pjesëmarrje të BE-së”, tha Novak. Ai nuk theksoi datën dhe vendin e menduar nga Moska për zhvillimin e këtyre bisedimeve.

“Data dhe vendi i mbledhjes së ardhshme trepalëshe ende nuk është përcaktuar. Janë menduar disa data që të gjendet një që është mirë për të tre palët”, njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Moska kishte hedhur poshtë në fillim të javës datën 20 shtator, të propozuar nga Komisioni Evropian për bisedime në Berlin, duke shpjeguar se nuk i përshtatej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)