25 Prill 2024

BMW i8 del në shitje

Kaliforni, 12 shtator - Modeli BMW i8 tani ka dalur në shitje në plazhin Pebble në Kaliforni, për 825,000 dollarë.

Pamja e jashtme e veturës, e përshtatur me fibra të karbonit dhe ngjyrë hiri dhe bagazh të punuar nga Louis Vuitton, ishin të mjaftueshme për të bindur një blerës që t’i shpenzojë 825,000 dollarë për këtë veturë sportive.

Ngjarja në plazhin Pebble bëri që vetura BMW i8 të shitet për herë të parë tek klientët e SHBA-së, përkundër faktit që kjo veturë debutoi pak më herët këtë vit, transmeton Lajmi.net.

Siç edhe kishim raportuar, pritja për ardhjen e këtij modeli ishte pak e gjatë, kështu që kjo shitje promovoi një veturë mjaftë të shtrenjtë për një blerës fatlum. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)