24 Prill 2024

Volkswagen prezanton në Kinë, modelin Lamando

Pekin, 31 gusht - Kinës i është shtuar një model i ri i cili do të prodhohet ekskluzivisht vetëm për konsumatorët e këtij tregu, pasi që Volkswagen në panairin e veturave në Chengdu ka prezantuar limuzinën kupe kompakte “Lamando”.

Bazuar në konceptin e veturës me emrin NMC (New Midsize Coupe), i cili për publikun kinez është paraqitur në prill në panairin e veturave në Pekin, Volkswagen Lamando e ndanë platformën MQB me Golf 7.

Nëse në ndonjë mënyrë shfaqet në Evropë, Lamando në bazë të karakteristikave të saj padyshim do të kishte emrin Volkswagen Jetta CC, por prodhuesi gjerman nuk ka plane për të ofruar këtë veturë për klientët jashtë Kinës.

Kjo veturë do të ketë në dispozicion për klientë dy motorë benzinë katërcilindërsh, njëri 1.4 TSI dhe tjetri 2.0 TSI. Të dy këta motorë përmbajnë marshin DSG me shtatë shpejtësi.

VW Lamando do të prodhohet në një fabrikë në Shangai, ndërsa në shitje do të del në nëntor të këtij viti. Çmimi fillestar do të jetë rreth 180.000 juan (22.200 €). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)