26 Prill 2024

Trazirat në Irak nuk ndikojnë në prodhimin e naftës

Bagdad, 24 korrik - Ish-ministri irakian i Naftës, Ibrahim Bahr, u shpreh se në kundërshtim me atë që mendohet, ka rritje në prodhimin e naftës.

Në Irak, pasi organizata Shteti Islamik në Irak dhe Damask, ISID, mori nën kontroll vende të rëndësishme nga aspekti i naftës, erdhën në rend të ditës pretendimet se kjo do të shkaktonte krizë në furnizimin e tregjeve me naftë.

Bota ndihej e shqetësuar për probleme të mundshme. Por Ish-Ministri i Naftës, Ibrahim Bahr bëri të ditur se shqetësime të tilla sot janë pa vend.

Ai u shpreh se në kundërshtim me atë që mendohej, ka rritje në prodhimin e naftës.

Bahr, u shpreh se zonat e kontrolluara nga organizata ISID kanë një potencial prodhimi më të ulët se ato të jugut dhe rajoneve qendrore. Prodhimi aktual i naftës në ditë në Irak është 2 milion e gjysmë fuçi.

Ndërkaq Bahr, tha se vazhdon shitja e naftës në vendet e kontrolluara nga ISID, por për shkak se militantët nuk kanë asnjë teknologji dhe informacion teknik në lidhje me prodhimin, naftën nuk e përpunojnë dot dhe për këtë arsye e shesin atë me një cilësi më të ulët

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)