19 Prill 2024

LDK: Ahmeti injoron Ligjin për ndërtimet pa leje

Prishtinë, 16 prill - Grupi i asambleistëve të LDK-së në Këshillit Komunal në Prishtinës kërkon të sqarojë se kryetarit të Komunës nuk i lejohet rishqyrtimi i vendimeve përfundimtare në procedurën administrative, pas arritjes së plotfuqishmërisë së tyre, me arsyetimin se gjëja qenkan të paligjshme.

\"Një gjykim të tillë të vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të nxjerra në procedurë administrative, brenda afateve të parapara ligjore, e bën vetëm organi administrativ i shkallës së dytë, sipas kërkesë-ankesës së personit me interes ligjor apo përmes ngritjes së kontestit administrative në Gjykatën Themelore - Kolegjin për Konteste Administrative.

Ndërsa, sa u përket vendimeve të plotfuqishme, rishikimi i tyre mund të bëhet në bazë të ndonjë urdhërese të veçantë për mbikëqyrje nga ndonjë organ kompetent dhe i autorizuar me ligj dhe kjo vetëm për raste të veçanta për të cilat lejon ligji bazik, si dhe ligjet e tjera subsidiare.

Grupi i asambleistëve të LDK-së fton z. Ahmeti që të konsultojë Ligjin për Procedurën Administrative nr. 2005-02/L-28, si dhe Ligjin për Kontestet Administrative nr. 2009/03-L-006.

Po ashtu, deklarimi i z.Ahmeti se lëshimi i lejeve për legalizim është bërë pa baza ligjore, vetë është pa asnjë bazë dhe e injoron Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nr. 2013/04-L-188\", thuhet ndër të tjera në njoftimin e LDK-së. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)