28 Mars 2024

Nissani prodhon gjeneratën e tretë të Muranos

Tokio, 15 prill - Gjenerata e tretë e Nissanit, xhipi Murano, që është publikuar si model i vitit 2015, është zbuluar pak ditë para fillimit të panairit që do të mbahet në New York.

Murano i ri është i ngjashëm me xhipin e vitit 2013 Resonance, por risi e xhipit të ri që Nissani i quan “V-motion” janë dritat LED dhe interiori që është mjaftë modern.

Vetura është e pajisur edhe me sistemin teknologjik NissanConnectSM që vjen me një ekran 8-inçësh, navigacionin dhe disa aplikacion tjera shtesë.

Deri më tani, Nissan Murano prodhohet me motor 3.5 litra V-G që zhvillon 260 kuaj fuqi. Kurse më vonë Nissani pritet të prodhojë edhe modelin hibrid. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)