26 Prill 2024

Pacolli: Trepça nuk duhet të shitet

Mitrovicë, 15 prill - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar të martën në Mitrovicë me ç’rast ka vizituar ndërmarrjen publike Trepça në Stantërg.

Nën moton “Trepca ndërmarrje publike e Kosovë. Rrugë e sigurtë drejt zhvillimit të vendit” zëvendëskryeministri Pacolli se bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi vizituan gjigandin ekonomik të Kosovës, Trepçën.

Financimi i kësaj kompanie tashmë publike dhe ato do të përdorën për riparimin e impianteve të flotacionit, ka theksuar Pacolli.


Sipas tij mineralet që nxirren, pas begatimit arrijnë një koncentrat mbi 60-65 për qind me përmbajtje të metalit që qon deri te komercializmi më i theksuar për hapjen e perspektivës së Trepçës.

Pacolli ka thënë se gjatë një takimi me strukturat e Trepçës dhe menaxherin kryesor i ka njoftuar këta të fundit me hapat që janë marrë dhe ata që do të merren ditëve të ardhshme kur Trepça do të konkretizohet si kompani publike. Ai ka thënë se Trepça u është kthyer atyre që e meritojnë.

“Trepça, nuk privatizohet, nuk jepet me koncesion, por u kthehet minatorëve dhe të gjitha gjeneratave të Kosovës që do të trajtohet në bazë të normave të tregut globalizues të mineraleve”, ka theksuar Pacolli.

Ndërkaq menaxheri i Kombinatit Trepça, Ahmet Tmava është shprehur i bindur se finalizimi i ligjit do ta qojë Trepçën drejtë perspektivës zhvillimore.

“Ne si menaxhment jemi mobilizuar që t’i marrim të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që prodhimi dhe funksionalizimi i njësive të caktuara të bëhet sa më shpejt”, ka thënë Tmava.

Sipas tij posa të aprovohet ligji dhe Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike, menaxhmenti do të dalë me kërkesa dhe projekte konkrete mbase edhe do të kërkohet ndihmë nga qeveria.

“Mendojmë se qeveria e ka për obligim të na mbështesë në fazën e parë derisa të funksionalizohemi. Jam i bindur se ndihmën do t’ua shpërblejmë duke i kthyer Trepçës, shkëlqimin që kishte dikur”, është shprehur Tmava.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismalji, duke i përgëzuar të gjithë të punësuarit dhe minatorët që me punë dhe sakrifica e mbajtën gjallë kompaninë 15 vite pas lufte, duke i ruajtur minierat, ka përkujtuar realizimet e më hershme të Trepçës.

“Në vitin 1930 Trepça ka prodhuar 80 mijë tonë xehe ndërsa këtë vit janë parapa të jenë 120-130 mijë ton. Pra jemi përafërt me vitet e 30-ta sa i përket realizimit”, ka thënë Ismajli duke përkujtuar se Trepça në vitin 1980 ka prodhuar diku 690 mijë tonë xehe, por siç ka thënë ai Trepça është duke punuar me kapacitete më të ulëta në krahasim me mundësitë që i ka Trepça.

Ndërkohë një tjetër problem vazhdon të jenë mbetjet të cilat nuk destinohen aty ku duhet. Ministri I Mjedisit, Dardan Gashi është shprehur I gatshëm për bashkëpunim në këtë drejtim.
“Uroj që e ligjin e ri, do të dakordohemi që të përpunohen mbetjet dhe të sigurohet teknologjia e duhur për përpunimin e tyre. Interesi I Ministrisë së Mjedisit është shumë I madh në këtë drejtim dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim”. Me forca të përbashkëta ta ringjallim Trepcën, ka shtuar Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)