23 Prill 2024

BMW do të zgjerojë prodhimin në Amerikën Veriore

Frankfkurt, 14 prill - Kompania e veturave BMW do të forcohet edhe më shumë në Amerikën Veriore. Kompania ka lajmëruar se ka në planet e saj ndërtimin e një fabrike të re në Amerikë që të ndihmojë në ndërtimin e serive 3.

Gjiganti gjerman është duke marrë në konsideratë disa lokacione për ndërtimin e fabrikës. “Ne do të vendosim gjatë muajve të ardhshëm. Në kontinentin e Amerikës Veriore ka shumë potencial”, kishte thënë shefi i prodhimit të BMW-së, Harald Krueger.

Nëse BMW vendos të hap fabrikën e ndërtimit në Meksikë, atëherë duket se po ndjek hapat e rivalit Audi që gjithashtu ka lajmëruar që së shpejti do të hapë një fabrikë të tillë atje. Mercedes-Benz thuhet se është në bisedime me Nissanin që të gjejë një lokacion të tillë për ndërtimin e veturave jashtë kufijve.

Kjo fabrikë që do të jetë e titulluar BMW X7 do të bëhet pas një investimi të kompanisë prej 1 miliardë dollarësh, për të rritur kapacitetin e prodhimtarisë nga 300 mijë njësi në 450 mijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)