23 Prill 2024

Shënohet dita e Microsoft-it e kushtuar sektorit qytetar

Prishtinë, 22 mars - Agjencisë së shoqërisë dhe informacionit, Fondacionin Metamorfozis dhe Microsoft në Kosovë organizojnë sot ditën e Microsoft-it e kushtuar sektorit qytetar “Tech4Good”. 

Ngjarja do t’u mundësojë përfaqësuesve të sektorit qytetar të mësojnë më tepër për mundësitë se si të fitojnë donacione softuerike dhe donacion në vlerë prej 5000 dollarëve në platformën Microsoft Azure nga programi i Microsoft për përkrahjen e sektorit qytetar, të cilin në Kosovë dhe Ballkan e zbaton Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës Теchsoup Balkans.

Ngjarjen do e hapin Kujtim Gashi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së shoqërisë dhe informacionit, Agon Baruti, menaxheri për zhvillimin e biznesit në Microsoft në Kosovë dhe koordinatorja e projektit TechSoup Balkans në Fondacionin Metamorfozis, Adrijana Selmani.

Të ftuar janë gazetarë, fotografë dhe kameramanë. Folësit do të jenë në dispozicion për deklarata për mediat pas fjalimit hyrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)