26 Prill 2024

Sonda kozmike pritet të ulet në sipërfaqen e Marsit

Paris, 17 tetor - Agjencia Europiane e Hapësirës njofton se sonda në planetin Mars u shkëput të dielën nga anija mëmë "The Trace Gas Orbiter".

Shefi i qendrës operacionale të misionit, Paolo Ferri tha se shkëputja u krye lehtësisht, por me një pengesë të vogël.

\"Anija mëmë TGO kur duhej të kryente shkëputjen sipas planit tonë, për disa arsye nuk arriti mbledhjen e të dhënave, e njohur si telemetri.\"

\"Ne u përpoqën të merrnim një sinjal, por ai u krye në një mënyrë që ne nuk e prisnim. Kjo vështirësoi çkodimin e telemetrisë dhe ne nuk kemi shpjegime të tjera për këtë. Eshte një konfigurim i papritur i anijes kozmike.\"

\"Tani anija është ende këtu duke transmetuar, ndaj kam besim se në orët në vijim do të kemi më shumë të dhëna\", tha Ferri.

Telemetria i referohet mbledhjes së të dhënave, nëpërmjet një procesi automatik. Sonda kozmike do të përfundojë misionin 7 mujor, si pjesë e Programit Europiano-Rus të Hapësirës në planetin Mars, të njohur si ExoMars dhe të drejtuar nga Agjencia Europiane e Hapësirës ESA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)