19 Prill 2024

Galaxy Note 7 i shkakton humbje rekord Samsungut

Seul, 13 tetor - Skandali i baterive që marrin flakë të Galaxy Note 7 e ka detyruar gjigandin koreanojugor, “Samsung Electronics” të ulë parashikimet mbi përfitimet operative dhe xhiron.

Gjiganti koreanojugor, “Samsung Electronics”, ka ulur sot parashikimet mbi përfitimet operative në tremujorin e tretë, me 33,3 për qind si pasojë të dështimit që shkaktoi Galaxy Note 7.

Samsung parashikon një fitim operacional prej 5 200 miliardë uon (4,17 miliardë euro), kundër 7 800 miliardë uon që parashikoheshin më parë. Grupi ka ulur gjithashtu edhe parashikimet për xhiron me katër për qind, në 47 000 miliardë uon.

Nga ana tjetër aksionet e Samsung kanë regjistruar një humbje rekord prej tetë për qind në Bursën e Koresë.

Gjiganti koreanojugor ka vendosur të mos financojë më fiaskon e Note 7 dhe të ndërpresë përfundimisht prodhimin e këtij smartfoni të përfshirë në skandalin e baterive që marrin flakë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)