19 Prill 2024

SHBA heton sulmet kibernetike

Washington, 25 gusht - Autoritet amerikane po hetojnë rreth asaj që besojnë se është një seri sulmesh kibernetike e shërbimeve ruse të zbulimit ndaj gazetës \"New York Times\" dhe organeve të tjera të shtypit.

Përpjekjet për t’u futur në sistemet e tyre kompjuterike janë kryer gjatë disa muajve të kaluar. Sulmet mendohet të jenë pjesë e një sulmi më të orkestruar drejtuar ndaj Partisë Demokratike dhe kandidates së saj për president Hillary Clinton.

Autoritetet amerikane thonë se sulmet duken se drejtoheshin ndaj organizatave jo-qeveritare, si institucionet studimore në Uashington dhe organizatat e lajmeve, për të kuptuar zhvillimet politike në Amerikë para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Përmes informacioneve të gazetarëve autorët e sulmeve mund të mësojnë cilat janë burimet e tyre ose edhe informacione të tjera për artikuj ende të pabotuar që kanë të bëjnë me Rusinë.

Pak para kuvendit kombëtar democrat, WikiLeaks botoi rreth 19 mijë e-maile të zyrtarëve të lartë të partisë demokrate që ishin vjedhur nga serverat e kompjuterve të selisë së partisë në Uashington.

WikiLeaks nuk ka pranuar të thotë se nga i ka siguruar e-mailet, por zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se burimi i tyre kanë qënë individë nga Rusia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)