23 Prill 2024

Lansohet zyrtarisht Samsung Galaxy Note7

Seul, 19 gusht - Kompania e Koresë së Jugut – Samsung ka bër të ditur se ka lansuar zyrtarisht Samsung Galaxy Note7 .

Sot, në deklaratën për shtyp, kompania e Koresë së Jugut – Samsung – njoftoi për lansimin komercial të kësaj pajisje, duke zbuluar edhe një listë të vendeve ku telefoni tashmë është në dispozicion për shitje.

Lista përfshin SHBA, Kanadanë, Meksikën, Puerto Ricon, Australinë, Zelandën e Re, Singaporin, Tajvanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë, transmeton Koha.net.

Sa i përket Europës Galaxy Note7 është vendosur që të lansohet zyrtarisht më 2 shtator, përveç në disa shtete – duke përfshirë Belgjikën, Holandën, Luksemburgun dhe Ukrainën – ku lansimi është shtyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)