16 Prill 2024

Yahoo blihet nga firma Verizon për 5 miliardë dollarë

New York, 26 korrik - Gjigandi i telekomunikacionit Verizon Communications ka rënë dakort të blejë kompaninë e internetit Yahoo për afro 5 miliardë dollarë.

Kompania Yahoo është gjendur nën presionin e aksionerëve për shkak të rezultateve të dobëta financiare të tetë viteve të fundit.

Transaksioni i pritshëm do t’i japë fund edhe drejtimit të kompanisë nga Marissa Mayer, ish-drejtuese më parë në kompaninë “Google”. Ajo vetë do të përfitojë një shpërblim prej 57 milionë dollarësh.

Kompania “Yahoo” ka dalë me humbje megjithë rritjen e pagesave nga tregu i reklamave që përllogaritet në shumën prej 160 miliardë dollarësh. Firma “Yahoo” vazhdon të tërheqë në internet rreth 1 miliardë vizitorë çdo muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)