20 Prill 2024

Një kapsulë Soyuz mbërrin në Stacionin e Hapësirës

Florida, 10 korrik - Një kapsulë hapësinore Soyuz me një ekuipazh ndërkombëtar prej tre vetësh u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të shtunën në mëngjes, rreth 400 kilometra mbi Tokë.

Astronautja e NASA-s Kathleen Rubins, kosmonauti rus Anatoly Ivanishin dhe astronauti japonez Takuya Onishi u nisën nga kompleksi hapësinor rus në Baikonaur të Kazakistanit të enjten.

Ekuipazhi do të kalojë katër muaj në Stacionin e Hapësirës.

Rubins është studiuese e kancerit dhe sëmundjeve infektive. Ajo do që të provojë për herë të parë të realizojë sekuencën e ADN-së në hapësirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)