24 Prill 2024

Përurohen kabinetet e informatikës në dy shkolla

Prishtinë, 16 qershor - Zyra e BE-së dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren tek përfituesit e shkollave të projektit TIK në Kosovë.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë qeverinë e Kosovës në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve arsimore dhe trajnuese përmes integrimit të teknologjisë TIK në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies, duke përmirësuar kështu nxënien afatgjatë dhe mundësitë e punësimit.

Ndër të tjera ky projekt do të sigurojë infrastrukturën dhe pajisjet e TIK, siç theksohet në specifikacionet teknike, në 30 qendra të ndryshme dhe 1 qendër trajnuese në Kosovë.

Më ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabineteve të informatikës në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë dhe në Shkollën Profesionale “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)