19 Prill 2024

Smartphoni i parë i përthyeshëm në botë

Chonquing, 26 maj - “Moxi Group”, një kompani e re me bazë në Chonquing, pretendon se do të nxjerrë në shitje smartphone-t e parë të përthyeshëm në botë.

Zyrtarët e kësaj kompanie kineze janë shprehur se ka në plan për të dërguar 100 000 telefona fleksibël në Kinë deri në fund të vitit, dhe secila prej tyre do të kushtojë rreth 5 000 juan (520 paund).

Ata kanë shtuar se pajisja do të jetë e gjatë, smartphone i hollë kur të paloset, me një ekran të ngushtë dhe bateri të madhe në fund.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga “Moxi Group”, ajo do të jetë në gjendje të përthyhet e tëra duke i lejuar përdoruesit që ta lidhin për dorën e tyre si një byzylyk.

Ekrani  do të përdorë Graphene, një material i zhvilluar për herë të parë në Britani të Madhe i cila është i lehtë, i hollë dhe një përcjellës shumë i mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)