19 Prill 2024

Apple hap qendër për prodhimin e aplikacioneve të hartave

New Delhi, 20 maj - Kryezyrtari ekzekutiv i "Apple"-it Tim Cook ka hapur një zyrë të re të kësaj kompanie në qytetin Hiderabad të Indisë Jugore.

Zyra do të prodhojë harta për produktet e "Apple"-it, që përfshijnë "iPhone", "iPad", "Mac" dhe "Apple Watch".

Tim Cook tha se ai ishte frymëzuar për këtë vendim nga entuziazmi dhe talentet në Indi:

\"Ne jemi të nxitur si kulturë për të ndryshuar botën dhe për ta ndryshuar atë për mirë. Në Indi unë mendoj se ne do të gjejmë shumë persona të ngjashëm me ne.\"

Përveç projektit të Hiderabadit, \"Apple\" do të krijojë edhe një laborator kompjuterik në qytetin jugor Bengaluru.

Laboratori do t\'i ndihmojë kompanitë prodhuese dhe kompanitë fillestare indiane të dizenjojnë aplikacione për \"iPhone\"-at dhe \"iPad\"-ët e \"Apple\"-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)